Pesë minatorë kanë mbetur të plagosur në minierën e Klosit. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një avarie në punë.
Dy prej të plagosurve janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar, ndërsa 3 të tjerë janë transportuar në spitalin e Burrelit.
Sipas të dhënave të para 5 minatorët janë plagosur në minierën e Shën Gjunit, pasi i zuri masivi i dheut dhe gurëve gjatë punës. Ndërkohë, kompania konçesionare njofton se ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit në Traverbankun e Klosit ka ndodhur një avari në të cilën janë aksidentuar 5 punonjës.
Ndërkohë që kanë nisur hetimet për kushtet e punës në minierën e Shën Gjunit.