INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plagoset në një pritë para shtëpisë gazetarja investigative

Plagoset në një pritë para shtëpisë gazetarja investigative

Publikuar më: 08:33 09-05-2018

Një gazetare investigative nga Mali i Zi është goditur disa herë në kokë dhe më pas një plumb është shkrepur në këmbën e saj. Radio Europa e Lirë raporton se reporterja malazeze, e njohur për hetimin e korrupsionit në biznes dhe qeveri, u qëllua dhe u plagos përpara shtëpisë së saj në Podgoricë, të martën vonë. “Olivera Llakiç u plagos me plumb në këmbën e saj të djathtë, por jeta e saj nuk është në rrezik”, tha shefi i policisë, Vesko Damjanoviç. Llakiç punon në gazetën me ndikim Vijesti. Llakiç, 49 vjeçe, është sulmuar edhe gjashtë vjet më parë, kur është goditur disa herë në kokë. Damjanoviç tha se policia "do të bëjë çmos për të zbuluar autorët dhe për t'i sjellë para drejtësisë".

vendi_ku.jpg

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Aivo Orav, tha se sulmi mbi gazetaren Olivera Llakiç është shumë shqetësues. “Gazetarët duhet të mbrohen”, tha ai në një postim në Tëitter. Mali i Zi shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në vitin 2025. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë shprehu po ashtu shqetësim për sulmin. Muajin e kaluar, një bombë ka shpërthyer pranë shtëpisë së një tjetër gazetari malazez, në qytetin Bijello Pole. Kjo nuk wshtw hera e parw qw Llakiç sulmohet. Nw vitin 2012 gazetarja në të përditshmen Vijesti, u shtrua në spital me plagë në kokë pasi u sulmua pranë shtëpisë së saj në kryeqytetin Podgoricë.

gazetarja_investigative.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036420822143555