Policia e Elbasasnit ka arrestuar një 30 vjeçar, pasi akuzohet për plagosje.
Burme nga blutë bëjnë të ditur se në pranga ka rënë, A. H., 30 vjeç.
Ky i fundit u arrestua pasi plagosi me thikë 46 vjeçarin me iniciale D. T., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas një pune të mirë-organizuar arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.H., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta ka plagosur me mjet të mpreht (thikë), shtetasin D.T., 46 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Plagosja e rëndë me dashje”.