INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plagosi Noizyn, ja çfarë i shkruan nga burgu [FOTO]

Plagosi Noizyn, ja çfarë i shkruan nga burgu [FOTO]

Publikuar më: 14:32 20-09-2016

Albert Krasniqi  është autori i plagosjes së Noizyt dhe mikut të tij Varriosit në sherrin e ndodhur në Prishtinë.

Bashkëshorti i Miss Kosovës vazhdon të jetë në paraburgim por as andej duket se nuk e ka harruar konfliktin ndaj edhe ka shkruar një mesazh jo vetëm për miqtë dhe familjen që i kanë qëndruar pranë gjatë këtyre ditëve, por edhe për grupin kundërshtar. Ndër të tjera 30 vjeçari nga Prishtina edhe pse nuk donte që gjërat të shkonin deri aty, shprehet me krenari që djemtë e grupit OTR nuk arritën të rrihnin sepse kështu do të turpëronte familjen. “Ne, familja Krasniqi nuk e lejojmë të rrihemi, prandaj u detyrova të përdor armën sepse ata ishin më shumë në numër ndryshe nga ne që ishim vetëm tre vetë. Nuk duhet të mburremi me këtë punë sepse Kosovë-Shqipëri jemi një por jam i lumtur dhe krenar që nuk lejova të më rrahin dhe të koris familjen time”, thotë ndër të tjera  Krasniqi.  

Article Logic
Execution time: 0.003511905670166