Të gjithë e mbajnë mend sherrin që ndodhi vitin e kaluar në Prishtinë mes dy grupeve rivale, OTR dhe Babastars.
Nga konfrontimi fizik mes tyre, mbeti i plagosur Noizy nga menaxheri i grupit atë kohë, Albert Krasniqi.
Por ditët e fundit është folur për një pëçarje mes anëtarëve të Babastars.
Koncertet e Getoarit vetëm me Majk, zhvendosja e tij në Tiranë, zvarritja e publikimeve të projekteve të përshkakëta dhe mos postimi i këngës së re të Getit nga ana e krahut të tyre të djathtë, Albert Krasniqit, janë vetëm disa nga arsyet që të bëjnë të besosh se mes labelit ka përçarje.
Gjithçka nisi me një postim të biznesmenit teksa bëri publike bisedat me reperi kosovar të cilin e akuzonte për diferencim mes anëtarëve të grupit.
‘Unë kom me kon qaj që kom me rrxu gradualisht’ – i drejtohej ai Getit për përfitime në datat e koncerteve.
Por pas kësaj, duket se edhe anëtarët e tjerë të grupit e kanë prishur marrëdhënien me Albertin të cilit ia kanë hequr follow-n nga Instagram.
Sa i përket Cozman-it, kjo ishte tepër zhgënjyese për Albertin i cili plagosi edhe Noizyn për të mbrojtur reperin. Ndërkaq, vetë ai ka postuar këtë foto në Instagramin e tij ku shkruan: “Besnik që në ditën e parë”.