Babastars dhe OTR janë prej kohësh dy grupe rivale në muzikë.
Madje rivaliteti i tyre ka shkuar edhe deri në konfrontim fizik. Anëtarët e secilit label e kanë treguar e e vërtetuar në mënyra të ndryshme se janë besnik ndaj njëri-tjetrit. Por si duket personi që dikur plagosi Noizyn, Albert Krasniqi, në konfliktin që ndodhi në Prishtinë, nuk është më krahu i djathtë i liderit të Babastars. Fansat prisnin që ai të shpërndante klipin e ri “Birthday” të reperit por që kjo nuk ka ndodhur dhe zhgënjimi ka qenë i madh. Madje kjo ëhstë interpretuar si një shenjë se mes anëtarëve të Babastars ka nsiur një përçarje.