INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plagosja e 4 personave në Tiranë, identifikohet autori

Plagosja e 4 personave në Tiranë, identifikohet autori

Publikuar më: 19:08 29-09-2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Laprakës ku janë plagosur 4 persona.  Pas një konflikti në një lokal të zonës së Laprakës pati të shtëna me armë zjarri nga të cilat mbetën të plagosur: E.L. 31 vjeç. B.M 31 vjeç, B.K. 33 vjeç dhe A.B. 46 vjeç.

Policia bën të ditur gjithashtu se autori i plagosjes është pronari i lokalit i identifikuar si Arben Seferi, me origjinë nga Kukësi. Pas ngjarjes ai është larguar menjëherë, ndërsa policia e ka shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. 

Të plagosurit janë transportuar në drejtim të spitalit të Traumës dhe mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.  Burime pranë policisë bëjnë të ditur se shkak për ngjarjen ka qenë një sherr i momentit mes personave të plagosur dhe autorit të ngjarjes. Ende nuk dihet nëse palët e përfshira në konflikt janë persona me precedent penalë por policia vijon punën në këtë drejtim. Paralelisht do merren në pyetje edhe të plagosurit për të dhënë më shumë detaje rreth ngjarjes. 

Article Logic
Execution time: 0.0048971176147461