Policia e Lushnjes ka arrestuar një prej ish anëtarëve të bandës së Aldo Bares, i cili ka qenë i dënuar më parë për vrasje. Arjan Aliço 53 vjeç, së bashku me XH.A 24 vjeç kanë plagosur ditën e djeshme me thikë, Julian Sula-n. Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur dhe bashkëpunëtori i Aliços XH.A, ndërsa dyshohet se shkak i konfliktit të ketë qenë një motiv banal në lidhje me ndeshjen që ata ishin duke parë në një pikë bastesh në qytetin e Lushnjes. Julian Sula 36 vjeç, aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë.