INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plagosja në Kavajë, PD: Rama mos të mbrojë kriminelët, në të kundërt vetëmbrojtje civile

Plagosja në Kavajë, PD: Rama mos të mbrojë kriminelët, në të kundërt vetëmbrojtje civile

Publikuar më: 14:21 17-06-2016

Partia Demokratike reagoi ashpër pas përplasjes me armë zjarri në mes të qytetit në Kavajës. Sipas selisë blu, agresori ka plagosur kryetarin e FRPD Kavajë Kid Kazazi. Demokratët janë të bindur së sulmi është politik, ndërsa thonë se këto sulme janë pasojë e kriminalizimit të pushtetit nga shefi i qeverisë Edi Rama.
Njoftimi i PD:
“Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe aktin e rëndë kriminal sot në Kavajë, ku banditi i Rroshit, njeriu që Edi Rama e bëri drejtor të zyrës së Punës, drejtues të PS-së së Kavajës, Saimir Kurti, shkrehu armët duke plagosur kryetarin e FRPD Kavajë Kid Kazazi, dhe ku ka mbetur i plagosur dhe një kalimtar. Këto janë armët dhe plumbat e kriminelëve në pushtet të Edi Ramës, të cilët janë thirrur prej tij pikërisht për të dhunuar, plagosur e gjakosur opozitën dhe qytetarët”.
Selia blu i bëri thirrje organit të akuzës që të hetojë sa më parë këtë ngjarje të rëndë, ndërsa i kërkoi Kryeministrit Rama të mos i bëj presion organeve të drejtësisë. Në të kundërt demokratët paralajmërojnë:
Njoftimi i PD:
“E paralajmërojmë sot Edi Ramën, të heqë dorë nga mbështetja e krimit dhe kriminelëve dhe nga përpjekjet për ti mbrojtur ata nga dora e ligjit, në të kundërt Partia Demokratike do t’i bëjë thirrje qytetarëve dhe mbështetësve të saj të marrin të gjitha masat për vetëmbrojtje civile kundër krimit të veshur me pushtet dhe pushtetit të veshur me krim”.

Article Logic
Execution time: 0.0037510395050049