INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plagosja në Sarandë. Kush është pronari i diskos që i mbijetoi 8 atentateve

Plagosja në Sarandë. Kush është pronari i diskos që i mbijetoi 8 atentateve

Publikuar më: 08:13 11-05-2017

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmënë Sarandë, ku mësohet se shënjestra ka qenë 39 vjeçari Rudin Haxhia. Pronari i një diskoje  në Sarandë dhe Gjirokastër, Rudin Haxhia 38 vjeç ka qenë pre e 8 atentatave me armë, thikë dhe tritol, por ai ka mundur të shpëtojë. Atentati i fundit iu bë mbërmjen e djeshme nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi në një lokal lloto sport, ku autorët kanë qëlluar me silenciator. Haxhia dhe kushëriri i tij, konkretisht djali i xhaxhai Eneid Haxhia 28 vjeç ranë prej e një atentati gjatë vitit 2015. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës, 30 dhjetor 2015, rreth orës 15:45 në aksin rrugor Delvinë-Bistricë, në vendin e quajtur “Shtreg”. Sipas policisë, Rudin dhe Eneid Haxhia ishin duke udhëtuar me një mjet tip “Volskwagen” në aksin rrugor Delvine-Bistrice, në momentin kur janë qëlluar me breshëri plumbash nga një mjet tip Audi me ngjyrë të zezë. Rudin Haxhia, ka qenë po ashtu edhe efektiv policie, ndërkohë i ka shpëtuar edhe disa atentateve të tjera me armë dhe me thika. Po ashtu dy herë i kanë vënë tritol në disko.

Article Logic
Execution time: 0.0019979476928711