Në orët e vona të mesnatës është identifikuar në spitalin e Sarandës një 51 vjeçar i plagosur me armë zjarri. E. Çela është nga Delvina dhe kur ka shkuar në spital ka thënë se e kanë plagosur në shtëpinë e nënës së tij. Ai ka raportuar se nuk e di se kush i ka shkaktuar plagën e rëndë në dorë me armë. Po policia dyshon se 51 vjeçari mund të mos ketë dashur të tregojë autorin. Mjekët e Sarandës kanë theksuar Çela është dëmtuar shumë në një dorë dhe për këtë arsye e kanë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Gjithësesi për këtë ngjarje policia ka shoqëruar 1 person me të cilin po punohet për zbardhjen e ngjarjes.