Një 34-vjeçar është plagosur me thikë paraditen e sotme në rrugën “Don Bosko’ në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15 të ditës së diel ndërkohë që policia ka bërë të ditur se ka arrestuar Besnik Kolndreun, 29 vjeç, banues po në Tiranë, si autorin e dyshuar të plagosjes. 34-vjeçari i identifikuar me inicialet S.M është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia ka bërë me dije se dy shtetasit janë konfliktuar për motive të dobëta. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij konflikti.