Një grua rreth 70 vjeçare, Stojanka Coka Stojanovic, ka ekzekutuar për vdekje një burrë në një lagje të Beogradit. Ajo e ka qëlluar me armë tre here dhe kjo është parë në kamerat e sigurisë që ishin vendosur pranë. Burri i vrarë ( Zoran Tifunovic), siç raporton gazeta serbe ‘blic’ ishte një ndërtues banesash. Dyshohet se deri te konflikti i fundit ishte arritur pas mosmarrëveshjeve që kishin pasur të dy rreth një pagese.