INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plakja e popullsisë, bizneset që lulëzojnë dhe ato që rrezikohen

Plakja e popullsisë, bizneset që lulëzojnë dhe ato që rrezikohen

Publikuar më: 09:55 10-03-2019

Në vitin 2021, Shqipëria pritet të përfshihet në një proces të shpejtë plakje pasi numri i të moshuarve mbi 65 vjeç për 100 të rritur në moshë pune do të kalojnë numrin e të rinjve nën 14 vjeç.

Përfshirja në fazën e avancuar të plakjes do të shterojë mundësitë e bizneseve që u kushtohen moshave të reja. Sipermarrjet e pajisjeve për fëmijë, si kancelaritë, lodrat, shkollat private, bizneset e teknologjisë së lartë dhe industria ushqimore e brumërave do të vihen në vështirësi.
Do të lulëzojnë bizneset e logjistikës për të moshuarit, si azilet, pastrimi në shtëpi, mjekësia në shtëpi, tregtia e barnave, kujdestarë specifikë. Tendencat kanë nisur
Për shkak se struktura e popullsisë po ndryshon me shpejtësi në favor të moshave të vjetra, shumë biznese që nga prodhuesit për tregun e vendas, por sidomos sektori i shitjeve me pakicë dhe shërbimeve, duhet të zhvillojnë projeksione të reja për bizneset e tyre.
Ajo që për vende të zhvilluara të Europës ka ndodhur për dekada, në Shqipëri po ndodh brenda vitit. Në vitin 2018, raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rënie në krahasim me vitin 2017, nga 26,0% në 25,4%, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rritje nga 19,4% në 20,1% për të njëjtën periudhë.
Nga të dhënat e INSTAT, shihet se volumet e tregtisë me pakicë të librave dhe artikujve shkollorë kanë rënë në 98.8% në shtator të vitit 2018 (indeksi bazë 100 në vitin 2010). Volumet e tregtimit të artikujve shkollorë ishin më të ulëta se në vitin 2010, dhe me ulje edhe me një vit më parë në shtator 2018, kur volumet e tregtimit ishin 102%.
Bizneset e prodhimit të brumërave, kryesisht ato të prodhimit të bukës, po vuajnë pasojat e plakjes së popullsisë, ndryshimin e stilit të jetesës dhe fokusimin te dietat.
Plakja e popullsisë e bën një vend më pak atraktiv në përdorimin e teknologjisë së re. Dihet tashmë se çdo risi teknologjike përthithet më shpejt nga të rinjtë dhe për pasojë, kompanitë e teknologjisë dhe TIK kanë si konsumator kryesor moshat e reja. Rënia e popullsisë në këtë grupmoshë e vë në vështirësi perspektivën e kompanive TIK në Shqipëri.
Volumet e tregtimit të barnave janë rritur me 40% në pesë vitet e fundit sipas të dhënave të INSTAT mbi tregtinë me pakicë.
/Marrë me shkurtime nga Monitor/

Article Logic
Execution time: 0.0057470798492432