INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plane për këtë fundjavë? Këto janë rregullat e lëvizjes për dy ditët e ardhshme

Plane për këtë fundjavë? Këto janë rregullat e lëvizjes për dy ditët e ardhshme

Publikuar më: 22:33 22-05-2020

Ndonëse situata nga Covid-19 është përmirësuar ndjeshëm dhe shumë aktivitete janë rihapur duket se rregullat për fundjavën nuk do ndryshojnë.

Lajmin e ka bërë me dije kreu i qeverisë Edi Rama, i cili në Facebook shkruan se edhe kjo fundjavë do vijojë njësojë si e shkuara.

Të shtunën dhe të dielën pensionistët lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00, kurse të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare.

Sakaq, prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 17:30, pra në momentin që pensionistët të jenë rikthyer në shtëpi.

Të shtunën do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17:30.
Këto dy ditë do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private, përveç personave që shkojnë në punë.

Të dielën të gjitha mbyllur.

Kujtojmë se këto masa janë vetëm për zonat e kuqe, që janë 5 bashki; Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin dhe Krujë.

Rama.png

Article Logic
Execution time: 0.0035319328308105