INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plane për plazh? Atëherë përgatituni për surpriza në pjesën e dytë të ditës

Plane për plazh? Atëherë përgatituni për surpriza në pjesën e dytë të ditës

Publikuar më: 08:43 16-06-2018

Nëse keni menduar të që këtë të shtunë të shkoni në plazh, atëherë duhet të dini që nga pjesa e dytë e ditës ju presin surpriza.

Sipas parashikimit të Meteoalb moti do jetë i qëndrueshëm në pjesën e parë të ditës, ndërsa nga pasditja pritet që shirat afatshkurtër të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit rriten me 1 – 2°C; më e ndjeshme gjatë orëve të mesditës në zonat Veriperëndimore ku pritet maksimumi 31 – 32°C.

Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor ndërsa në det do të vijojë dallgëzim i ulët.

Ndërsa dita e diel duket më premtuese.

Sipas Metoalb reshjet e shiut do të zhvendosen në veri të Shqipërisë, ndërsa pjesa bregdetare karakterizohet kryesisht me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 13 – 32°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke bërë që në det të krijohet dallgëzim 2 ballë.

Article Logic
Execution time: 0.003342866897583