INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plane për plazh në fundjavë? Moti surprizon, ja kur mund të shkoni sërish në plazh

Plane për plazh në fundjavë? Moti surprizon, ja kur mund të shkoni sërish në plazh

Publikuar më: 16:29 11-07-2019

Moti vazhdon të na surprizojë sërish. Sinoptikanët parashikojnë se deri të shtunën koha të jetë shumë e mirë për plazh me temperatura deri në 32 gradë, por të dielën rikthehet shiu.

Sinoptikanët tregojnë se e premtja dhe e shtuna do të sjellin rritje të temperaturave deri në 32-33 gradë, ndërsa e diela do të nisë me reshje. Situata po njeh përmirësim, megjithëse temperaturat zbriten direkt me 7 gradë.

Nga moti i keq në fillim të kësaj jave, zona si Shkodra, Shëngjini, Lezha, Kruja patën deri ne 230 shkarkesa elektrike në 5 minuta. Në këto zona pati edhe dëmtim të linjave elektrike

Përsa i përket javës tjetër, sinoptikanët tregojnë se java do të nisë me mot të kthjellet, por mesdita dhe pasditja me reshje shiu ne vendet malore.

Article Logic
Execution time: 0.0029950141906738