INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Planet e Berluskonit për qeverinë: Jam regjisori dhe garanti i koalicionit

Planet e Berluskonit për qeverinë: Jam regjisori dhe garanti i koalicionit

Publikuar më: 09:34 07-03-2018

Lideri i koalicionit të qendrës së djathtë dhe i Partisë Forza Italia, Silvio Berlusconi, deklaron se është i lumtur për suksesin e Matteo Salvinit. Ai la të kuptohet se se nuk ka asnjë ngut dhe se po mendon të bëhet pjesë e qeverisë. "Mbetem udhëheqësi i Forza Italia dhe garantuesi i kompaktësisë së koalicionit .Koalicioni ynë është fituesi politik i këtyre zgjidhjeve. Gjithçka është tani në duart e kreut të shtetit e varet nga urtësia e tij", tha ai. Duke iu referuar fitores së Lidhjes së Veriut e cila me 18 % të votave u konfirmua forca fituese politike brenda koalicionit të djathtë, Silvio Berlsuconi, deklaroi se "është i lumtur për Salvinin dhe për Lidhjen e Veriut me të cilën për shumë vite kanë qenë në qeveri e në disa rajone të rëndësishme të vendit vazhdojnë të qeverisin". Silvio Berlusconi ka konfirmuar dhe rolin qendror që do të ketë partia e tij Forza Italia në rastin e qeverisjes së vendit nga koalicioni i djathtë. Sa i takon rezultatit të dobët që forca e tij politike mori në këto zgjedhje duke u votuar vetëm nga 14 % e italianëve, Silvio Berlsuconi, u shpreh se ky rezultat do të ishte krejt ndryshe nëse ai do të garonte si një kandidat me të drejta të plota. "Koalicioni i djathtë është fituesi i këtyre zgjedhjeve pasi italianët kanë votuar programin tonë të reduktimit të presionit fiskal, e të një politike ndryshe ndaj çështjes së emigracionit." Koalicioni i qendrës së djathtë mori në zgjedhjet e 4 marsit mbi 37 % të votave me një fitore të shënuar në veri të Italisë e në disa zona qendrore të vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0035281181335449