Pas ambicies për të marrë Groenlandën Donald Trump bën plane për të shkuar edhe në hapësirë.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë, premtoi se do të krijojë një ushtri me luftëtarë hapësinorë. Ai organizoi një ceremoni me rastin e krijimit të komandës hapësinore në kuadër të ushtrisë.
“Është diçka e madhe. Hapësira është fronti i ardhshëm i luftës dhe unë mendoj se kjo është e dukshme për këdo”, tha Presidenti.
“Rreziqet për vendin tonë evoluojnë në mënyrë konstante dhe ne duhet të evoluojmë po ashtu. Tani, ata që duan të dëmtojnë Shtetet e bashkuara, kërkojnë të na sfidojnë në hapësirë. Dhe kjo do të jetë një lojë krejt e ndryshme”, u shpreh Trump.
Trump tha se forca e tij hapësinore, do të krijohet shumë shpejt, si Dega e Gjashtë e Forcave të Armatosura amerikane.