I konsideruar si një figurë shumë polemike dhe me deklarata e veprime aspak të zakonta, kryeministri i ri i Britanisë Boris Johnson ka plane për të gjithë emigrantët që jetojnë në ishull.
Në fjalimin e tij të parë si kryemnistër në Dhomën e Komuneve Johnson u shpreh se ka shtruar rrugën për të amnistuar 500.000 emigrantë të paligjshëm, ide të cilën e ka hedhur që kur ishte kryebashkiak i Londrës. Në atë kohë Boris Johnson bëri thirrje për një "amnisti të fituar" për rreth 400,000 emigrantë të paligjshëm.
Ai tha se kushdo që jetonte në kryeqytet për më shumë se pesë vjet mund të tregonte "angazhimin e tij ndaj shoqërisë" dhe t'u jepej e drejta për të qëndruar - kështu që ata mund të paguanin taksat.
Duke njoftuar lëvizjen e diskutueshme në vitin 2008, ai pranoi se do të ishte më mirë nëse emigrantët e paligjshëm do të do të ktheheshin në vendin e tyre të origjinës", por shtoi se "kjo nuk do të ndodhë".
Ideja e kryeminstrit Boris Johnson për një amnisti, nëse ndodh, tanimë që ai është në krye të Ekzekutivit britanik, përben një lajm të mirë për mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë ilegalisht në Britani prej vitesh.
Fizibiliteti i përsëritjes së sistemit sipas të cilit vlerësimi i përshtatshmërisë së migrantëve potencialë bazohet në aftësitë, kualifikimet dhe aftësitë e tyre në gjuhën angleze do të shqyrtohen nga këshilltarët qeveritarë.Ky veprim ngre pyetje mbi ligjin ekzistues të emigracionit të qeverisë së mëparshme, i projektuar për të vendosur rregulla të reja të migrimit pas Brexit.