Të gjithë ata që kanë bërë plane për të kaluar fundjavën në bregdet me shumë të ngjarë do ti ndryshojnë ato.
Sipas sinoptikanëve fundjava s’do jetë aspak me mot të mirë. Dita e nesërme parashikohet të jetë me vranësira dhe me një rënie të temperaturave prej 2 gradë. Ndërkohë, të dielën fillojnë reshjet e dendura të shiut dhe temperatura do të jetë 21 gradë celcius.