INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëdhënia me Ronelën dhe planet për familje, ja si përgjigjet Young Zerka [VIDEO]

Marrëdhënia me Ronelën dhe planet për familje, ja si përgjigjet Young Zerka [VIDEO]

Publikuar më: 13:56 20-02-2020

I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Young Zerka rrëfeu disa detaje nga jeta e tij dhe marrëdhënia që ka ai me Ronela Hajatin.

Ai tregoi se përse është aq i rezervuar kur vjen puna tek lidhja e tij me Ronelën dhe u shpreh se ende nuk ka vendosur për të krijuar familje.

“Në momentin që unë do ta kem ndarë mendjen që do të bëhem familjar, atëherë do te them diçka”, u shpreh ai.

I pyetur se si po shkon lidhja e tij me Ronelën, Zerka e përshkruan fare shkurt duke thënë se “Lidhja me Ronelën po shkon shumë mirë shyqyr zotit”.

Dhe përsa i përket dashurisë së madhe sipas fjalëve të këngëtarit ai “mund” ta ketë gjetur.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215