INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plani i Bashkisë për modernizimin e e rrjetit të ujësjellësit në qytet  [FOTO]

Plani i Bashkisë për modernizimin e e rrjetit të ujësjellësit në qytet [FOTO]

Publikuar më: 17:30 04-04-2017

Bashkia e Tiranës ka një plan investimesh për modernizimin e rrjetit të ujësjellësit në qytet.

Krahas ndërtimit të shkollave, rrugëve, shesheve dhe këndeve të lojërave, një kujdes i veçantë i është kushtuar edhe përmirësimit të rrjetit të ujësjellës kanalizimeve.

Punonjësit dhe makineritë e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë kanë nisur nga puna për shtrimin e  tubacioneve të reja në zona problematike të cilat kanë vuajtur për më shumë se 25 vite furnizimin me ujë.  “Nga Ali Demi deri në rrugën “Llazi Miho” në Kombinatit kolegët tanë të Ujësjellës Kanalizime Tiranë sigurohen që të ketë furnizim me ujë”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj në Facebook.

Paralelisht me ndërtimin e rrjetit në qytet, Bashkia ka realizuar një sërë ndërhyrjesh të thella edhe në Bovillë apo në tubacionet kryesore të ujit të pijshëm drejt Tiranës.

uj1.jpg

 

uj3.jpg

uj9.jpg

 

uj10.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034759044647217