INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plani i Hitlerit për racën ariane, gratë duhet të lindin fëmijë biond me sy blu, në të kundërt vriteshin

Plani i Hitlerit për racën ariane, gratë duhet të lindin fëmijë biond me sy blu, në të kundërt vriteshin

Publikuar më: 16:09 22-07-2018

Hildegard Trutz u përzgjodh në vitin 1936 nga forcat naziste për të fjetur me oficerët e gjerman me shpresën për të lindur sa më shumë fëmijë arianë.

Por Hildegard nuk ishte e vetmja femër që u përzgjodh sepse ky plan sekret u përdor edhe me femra të tjera.

Plani u vu në zbatim përgjatë viteve 1930 dhe vajzat që u përzgjodhën duhet të lindnin vetëm fëmijë me sy të kaltër dhe biond.

E nëse kjo nuk ndodhte këto gra do të vriteshin.

Madje anëtarët e njësisë më agresive në Gjermani u urdhëruan të kishin marrëdhënie me jashtë martesave të tyre.

Për të marrë të gjitha lukset dhe mbështetjet financiare, gratë shtatzëna duhej të provonin se fëmijët e tyre i përkisnin racës ariane.

Përndryshe, ata mund të linin fëmijën e tyre në jetimore ku më pas do të merrnin arsimin më të mirë nazist.

Në 12 vitet që u vu në zbatim ky plan lindën 20 mijë foshnja të tilla.

Ky plan është cilësuar si një nga idetë më të neveritshme të Hitlerit./Gazetaexpress/

f_1532253751-9781438.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0048110485076904