Bashkia e Tiranës ka parashikuar një fond prej 2.5 milionë euro investim për transformimin e pamjes aktuale të zonës së “7 Xhuxhave” te Rruga e Elbasanit në Tiranë.
Një kënd modern lojërash për fëmijë, më shumë gjelbërim dhe vende parkimi. Kjo është panorama e re e projektit transformues. Përmes parkingut nëntokësor do të gjejnë zgjdhje shumë qytetarë, banorë të zonës, apo qoftë edhe turistë nga vendet e tjera që vuajnë për të gjetur një parkim në Tiranë.
Zona e "7 Xhuxhave" shumë shpejt, siç duket edhe nga fotot e projektit do të jetë një nga më të frekuentuarat dhe të preferuarat jo vetëm për fëmijët por edhe për të rriturit që do kenë mundësinë të kalojnë jo vetëm fundjavën por çdo ditë ndryshe.