INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plani i opozitës tani që Shqipëria u ''skuq'' e gjitha/ Kryemadhi, bllokimi i bashkive të reja surprizë

Plani i opozitës tani që Shqipëria u ''skuq'' e gjitha/ Kryemadhi, bllokimi i bashkive të reja surprizë

Publikuar më: 21:47 01-07-2019

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tregon planin e ri të opozitës. Kryebashkiakët e shpallur fitues nuk do të arrijnë të marrin detyrën e re dhe këtë jave do të nisin konsultimi me partitë aleate për aksionet që do të ndërmerren.

Në “Opinion”, Kryemadhi nuk kurseu as sulmet ndaj zëdhënëses së KE, Maja Kocijancic, pas reagimit të saj për zgjedhjet.

Pjesë nga intervista:

Kryemadhi: BE-ja ka një problem. E para njëherë zonja që e ka bërë deklaratën nuk e ka shkruajtur vetë, ja kanë shkruajtur të tjerët. Ka një ngërç të madh në atë që thotë, ajo thotë që të shkojmë në zyrë. Po kush do shkojë në zyrë? Tani shkojmë te deklarata e ambasadës së SHBA, thotë që të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese. Unë jam në rregull me dekretin e presidentit. Edi Rama nuk është në rregull.

-A do t’i lëshoni zyrat që keni sot?

Kryemadhi: Prandaj jemi këtu ku jemi, se jemi sipërfaqësor. Kongresi i pushtetit vendor nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit.

-I njeh KQZ që iu jep mandatin, a do i lini apo jo?

Kryemadhi: Nuk e marrin dot mandatin. Ore KQZ duhet t’i shkojë prokuroria sot. Aksioni jonë, mos u bëj merak do të vashdojmë hap pas hapi. S’mund të hyjë në zyrë ai me 30% të votuesve. Nuk shkon dot në zyrë ai. Nuk ka zgjedhje.

-Çfarë do të bëni tani?

Kryemadhi: Ne këtë javë është konsultimi me partitë dhe aleatët. Do të vazhdojmë me gjithë procesin që do të vijë në mënyrë të njëpasnjëshme. Njerëzit e Edi Ramës nuk kanë për të shkuar në zyrë asnjëherë, sepse do të ketë hapa dhe veprime të tjera që ka për t’i bërë vetëm Edi Rama. Kemi një plan që do ju surprizojë...

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385