INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plani i qeverisë për të hequr nga qarkullimi makinat e para vitit 2005

Plani i qeverisë për të hequr nga qarkullimi makinat e para vitit 2005

Publikuar më: 11:12 17-12-2016

Nisma më e fudnit e qeverisë do të jetë ajo e pastrimit të ajrit që shkaktohet nga ndotja e makinave. Për këtë, Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Transportit do t’I dërgojnë për miraim qeverisë ligjin përr plotësimin e standartit “euro”

Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Transportit së shpejti do t’i dërgojnë për miratim qeverisë ligjin për plotësimin e standardit “euro” për të gjitha makinat që janë në qarkullim dhe ato që importohen. Detajet e projektvendimit i dha ministri i Mjedisit, Lefter Koka. Ministri pohoi se nisma ka si qëllim pastrimin e ajrit që shkaktohet nga ndotja e makinave , duke ndërhyrë në mjetet e vjetra që janë në qarkullim dhe ato që do të importohen. Kreu i Ministrisë së Mjedisit konfirmoi se nisma parashikon që të gjitha makinat që qarkullojnë në vend duhet të plotësojnë standardin euro 3, ose euro 4. Kusht për lejimin e makinave të vjetra në qarkullim do të jetë instalimi i katalizatorëve që mjeti të përshtatet me standardin euro që kërkohet. Për makinat e importit, nisma parashikon lejimin e tyre për dy kategori.

Makinat aktuale parashikojmë të kapin standardin euro 3, ose euro 4 (ende nuk është konkluduar), dhe do të detyrohen që makinat e reja, të cilat do të hyjnë në Shqipëri si import, të jenë në standardin euro 5 të reja dhe euro 4 të përdorurat. Sipas ministrit të Mjedisit, për makinat që bëjnë pjesë në kategoritë euro 1, euro 2 dhe euro 3, marrja e masave do të jetë përshkallëzuese. Kwto makina nuk do të dalin menjehere nga qarkullimi nëse qytetarët do të instalojnë katalizatorët që ndikojnë në uljen e nivelit të ndotjes. Per keta qytetare do te kete afate te cilat nuk jane percaktuar ende.

Nëse një qytetar disponon një makinë, qoftë me benzine apo me naftë, e prodhuar në vitin 2003, e cila kategorizohet në standardin euro 3, duhet me patjetër të instalojë katalizatorët, në mënyrë që makina e tij të përshtatet me standardin euro 4 që kërkohet.

Në rast të kundërt, makina e tij nuk do të kalojë testin e shkarkimit të gazrave gjatë kolaudimit dhe makina e tij nuk do të lejohet të qarkullojë. Ministria e Mjedisit edhe ajo e Transportit është ende duke diskutuar afatet se sa kohë do t’i lihet një qytetari të përshtatë makinën nëpërmjet instalimit të katalizatorëve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034019947052002