INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plani i ri, shpërndahen mjekët nga Tirana në rrethe sipas nevojave

Plani i ri, shpërndahen mjekët nga Tirana në rrethe sipas nevojave

Publikuar më: 15:55 19-12-2017

Një sistemi i ri në shëndetësi do të nisë në muaji janar. Kjo ka të bëjë me dërgimin e mjekëve të kryeqytetit edhe nëpër rrethe sipas nevojave, po do jetë e ndihmë të pacientëve të zonave të thella që përballen me mungesë mjekësh. Ai ndryshe quhet sistemi i patronazhimit të spitaleve rajonale nga spitalet universitare.
Deklarata u bë nga Ministrja Manastirliu, gjatë prezantimit të drejtorit të ri të Spitalit Universitar të Traumës, Arben Zenelaj. Spitali Universitar i traumës do të ketë në patronazh spitalet e Gjirokastrës, Vlorës dhe Fierit, ku do të dërgojë mjekë specialist sipas nevojave të spitaleve rajonale. Ndërkohë që ai i mushkrive “Shefqet Ndroqi” do të asistojë spitalet e Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit dhe QSUT spitalet e Elbasanit, Korçës, Beratit dhe Dibrës.
Manastirliu u shpreh se ky plan jo vetëm që ofron shërbim të specializuar mjekësor aty ku janë nevojat e qytetarëve, por ndihmon dhe në formimin profesional të mjekëve në spitalet rajonale.

Article Logic
Execution time: 0.0038249492645264