INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plani i ri urbanistik për Himarën, “zemëron” Greqinë

Plani i ri urbanistik për Himarën, “zemëron” Greqinë

Publikuar më: 09:41 31-08-2017

Pas miratimit të një dite më parë nga Këshilli Bashkiak i Himarës të planit urbanistik të Himarës, ka reaguar Ministria e Jashtme greke duke e quan shkelje të të drejtave të minoritarëve. Mbledhja që ishte shtyrë disa herë për shkak të protestave të banorëve u zhvillua në “fshehtësi” jo në himarë po në fshatin Kuç. Ajo që nisi me tensione deri në largimin e përfaqësuesve të PBDNJ-së, është komentuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Aleksandros Gennimatas, i cili tha se autoritetet shqiptare duket se e konsiderojnë shkeljen e të drejtave të pakicës kombetare greke si më të rëndësishme sesa ecuria europiane e vendit. Kjo lë të kuptohet se me këtë deklaratë shteti Helen mund të dëmtojë imazhin e vendit tonë në BE.
Protestuesit me në krye Kryetarin e Omonias në  Himarë, Fredi Belerin dhe biznesmenin Nikollaq Neranxi janë përpjekur një ditë më parë të hyjnë në sallën e improvizuar të mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Po gjithësesi plani më pas u miratua nga këshilltarët e PS-PD e LSI, të cilët diskutuan me konsensus mbi planin e përgjithshëm vendor të Himarës, që sipas tyre pritet ta transformojë rrënjësisht këtë zonë.

Article Logic
Execution time: 0.0040171146392822