INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Planifikimi familjar në Shqipëri, Rita Columbia, 'Vetëm 4 në 100 gra mbrohen me metoda moderne

Planifikimi familjar në Shqipëri, Rita Columbia, 'Vetëm 4 në 100 gra mbrohen me metoda moderne" [VIDEO]

Publikuar më: 14:55 01-05-2019

Planifikimi familjar është një koncept ende jo i përqafuar plotësisht nga shoqëria shqiptare dhe në shumë zona të vendit trajtohet si një temë tabu. Ky fenomen kuptohet nga shifrat shumë të ulëta të grave të martuara shqiptare që përdorin metoda moderne të mbrojtjes gjatë marrëdhënieve seksuale. Të dhënat janë bërë publike për IN TV nga drejtoresha e UNFPA për Rajonin, Rita Columbia.

“Ajo që kam parë në Shqipëri nga anketimi i fundit i demografisë dhe i shëndetit është se shumë nga gratë e martuara në Shqipëri nuk i përdorin metodat moderne të kontracepsionit. Nëse marrim 100 gra të martuara në Shqipëri vetëm 4 prej tyre përdorin metoda moderne kontracepsioni, gratë e tjera përdorin metoda tradicionale. Kjo do të thotë se në jetë këto gra nuk kanë shumë siguri sepse metodat tradicionale të mbrojtjes nuk janë shumë efikase”, u shpreh Rita Columbia.

Këto të dhëna, sipas Columbias, tregojnë se në vendin tonë ka ende shumë për të bërë për fuqizimin e grave. “Planifikimi familjar është një tregues i rëndësishëm i fuqizimit të grave. Norma kulture në shumë vende është që gruaja duhet të lind fëmijë, duhet të jetë mama dhe të kujdeset për fëmijët. Kjo vazhdon të jetë normë në shumë vende”, tha Columbia.

Article Logic
Execution time: 0.0036551952362061