Policia belge ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kishin planifikuar sulme terroriste në Bruksel gjatë natës së 31 dhjetorit.
Policia vendasve bën me dije se arrestimi i dy të dyshuarve erdhi pasi disa operacioneve që u zhvilluan në shtetin belg ndërsa janë sekuestruar veshje ushtarake dhe materiale propagandistike.
Që prej sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris, Belgjika është në gjendje alarmi, pasi shumë nga atentatorët ishin rezidentë në shtetin belg.