INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plas bomba! Kim Kardashian i kërkon divorcin Kanye West?

Plas bomba! Kim Kardashian i kërkon divorcin Kanye West?

Publikuar më: 18:52 07-12-2016

Kim Kardashian dhe Kanye West nuk e kanë patur të lehtë vitin 2016. Probleme pas problemesh, që nga grabitjet, krizat psikopatike, dhe tashmë mesa duket martesa e çiftit të famshëm të showbizz, po merr drejtimin e gabuar, atë të ndarjes.

Kim Kardashian i ka ardhur në majë të hundës dhe e ka ndarë mendjen ti kërkojë divorcin bashkëshortit të saj, pas krizës nervore që ka patur kohën e fundit. Të paktën kështu është shprehur një burim për Us Weekly. E për ta bërë më tragjike këtë, Kim do të kërkojë kujdestarinë e vetme të fëmijëve.

“Kim Kardashian çdo ditë e më shumë mërzitet, dhe dëshiron t’i japë fund martesës 2 vjeçare me Kanye. Gjërat po arrijnë në këtë pikë si pasojë e grabitjes në Paris dhe problemeve shëndetësore të reperit 39 vjeçar. Do i duhet pak kohë, por ajo nuk e do më këtë martesë.

Nëse të gjitha këto janë të vërteta, do e quanim vitin 2016, vitin e ndarjeve të mëdha. 

Article Logic
Execution time: 0.0037920475006104