Një periudhë aspak e mirë për Interin dhe për sulmuesin kryesor, Mauro Icardi. Pas çështjes së shiritit të kapitenit dhe mosgrumbullimit për ndeshjen me Rapidin e Vienës, në kampin zikaltër duhet të kujdesen dhe për çështjet GOSSIP. Mesfushori kroat Marcelo Brozoviç ka dërguar avokatin e tij të padisë gazetën Corona pas publikimit të lajmit se Wanda Nara e ka tradhtuar Icardin me Brozoviç. Siç shkruhet në mediat italiane, Brozoviç ka mandatuar avokatin e tij Danilo Buongiorno të padisë revistën “KING CORONA” dhe i pranishëm ishte edhe avokati i Mauro Icardit. Këto thashetheme nuk e kanë shqetësuar aspak çiftin në fjalë, por i vetmi i shqetësuar këtu duhet të jetë pikërisht Fabrizio Corona.