Aktorit Florian Binaj i ka ndodhur një situatë e pakëndshme mbrëmjen e djeshme.
Gjatë emisionit të Luanës, ku ai është pjesë i duhej të bënte SQUAT me Rezart Veleshnjan në krahë, por këtu i ndodhi e gjithë situata e sikletshme.
Që në uljen e parë, aktorit iu çanë pantallonat nga mbrapa duke i dalë kofsha e këmbës jashtë.
Aktori e ka marrë me sportivitet këtë gjë pasi të gjithë filluan të qeshin dhe për t’u mbuluar lidhi xhaketën.
Këtë moment e ka shpërndarë më pas vetë aktori me video në Instagramin e tij dhe shkruan me shaka: Kur bën SQUAT me Rezin, edhe grisen pantallonat