Jo vetëm suksese dhe foto provokuese, Enca na ka treguar se ka edhe një sens humori goxha të fuqishëm.
Ashtu siç e pamë ditën e djeshme këngëtarja postoi një foto në Instagram me një mbishkrim që me siguri i ka bërë fansat të shkrihen gazit dhe kjo për komentin të cilën këngëtarja la ku shkruante: “Enco çuni babit”.
Ndërsa në komente një fanse i ka shkruar: “Ehh si t’ka Jari ty...nana” dhe këngëtarja nuk ka ngurruar t’ia kthejë me një përgjigje tipike nga gallatat virale të kohëve të fundit në rrjete sociale duke shkruar: “M’trego muti”.
Jo vetëm kaq por më pas ka qenë edhe e motra e Encës, Uindi e cila po ashtu ka lënë një koment tepër funny duke shkruar: “Si mulani kur u bë çun për t’iu bashkuar ushtrisë”.
Kur gallata merr dhenë! Me keto komente kushedi sesa kanë qeshur fansat e Encës./intv.al/