Skuadra e Juventusit arriti të mposhte dje në mbrëmje Barcelonën me rezultatin 3-0 për fazën e cerekfinaleve të Ligës së Kampioneve.
Bardhezinjtë zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer duke u bërë kështu një pretendente kryesore për fitimin e Championsit.
Ndërkohë që leksioni që “Zonja e Vjetër” i dha Barçës është pasqyruar në një karikaturë komike të publikuar në rrjetet sociale. Karikatura e ditës: “Zonja e Vjetër” rrah fëmijët e llastuar të ‘Barcelonës’.
Në karikaturë shihet një plakë që simbolizon zonjën e vjetër (Juventusin) duke i qëlluar me shapkë fëmijët (futbollistët) e Barcelonës teksa luajnë me top.