Sherr në Keshillin e Qarkut të Vlorës. Acarime dhe tone të ashpra ka pasur sot ndërmjet këshilltareve teksa Ervis Mocka pritet të marrë mandatin e kryetarit të Keshillit të Qarkut. Në votimin që është zhvilluar vetëm pak minuta më parë për kreun e ri të Keshillit të Qarkut, nga 15 votues, 1 abstenoi dhe ka pasur tensione dhe sherr në sallë sa ka nderhyre edhe Policia. Është shkarkuar Sadrit Danaj i cili nuk e pranoi këtë. Danaj foli edhe në emer të lëvizjes ” Zgjidhja” ndërsa gjithë këtë e quajti një farsë të PS.