INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plas grushti te Hipoteka në Fier, qytetari rreh juristin [EMRI]

Plas grushti te Hipoteka në Fier, qytetari rreh juristin [EMRI]

Publikuar më: 11:28 20-11-2018

Zyra e Hipotekës në Fier është kthyer për pak çaste në një arenë “boksi” teksa një nga juristët është goditur me grushte nga një qytetar pas një debati mes tyre. Pas sherrit, policia ka arrestuar 57 vjecarin Astrit Shanaj.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në institucionin e Z.V.R.P.P Fier, ka kërkuar shërbim për të cilin nuk kishte bërë aplikim më parë dhe pas konfliktit me fjalë ka goditur me grushte brenda institucionit, juristin, shtetasin D.H, 30 vjeç”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0041110515594482