Kiara dhe Luizi janë protagonistët kryesorë të Big Brother Vip. Raporti i tyre është shoqëruar me shumë ulje-ngritje. Kiara duket se ende nuk i beson pëlqimit që ka Luizi për të. Mbrëmjen e djeshme Kiara ka shpërthyer ndaj tij.
Ajo e akuzon se po ia merr frymën dhe ka nevojë për hapsirën e saj. Moderatorja u shpreh se ka një ngarkesë emocionale dhe i ka kërkuar hapsirë. Kiara e ka paralajmëruar me tone të larta se nëse nuk i jep kohë dhe hapsirë do të distancohet.
Luizi është prekur nga ky diskutim dhe është larguar duke qarë në një pjesë tjetër të shtëpisë. Raporti i tyre ende pa filluar ka pasur kriza të shpeshta megjithatë të gjithë janë kurioz të dinë se si do të vijojë.