Mbrëmjen e kaluar u bë një debat shumë i madh në lidhje me hyrjen në program të ish të dashurit të Alvisës. Ai u bë shkak që ajo të linte studion dhe djemtë të revoltoheshin.
Pas rikthimit te saj u bë një bashkëbisedim mes tyre dhe Alvisa tha se në fakt ai kishte hyrë në program pas kishte marrë vesh që ishte edhe ajo pjesë, dhe mbi të gjitha se është edhe mik i Arjanit prandaj edhe ka hyrë lehtësisht.
Kaq është dashur që të reagojë Arjani duke i thënë si fillim që mos prishë të gjithë atë besim që ai kishte krijuar në publik.
Jo vetëm kaq por ai vazhdoi duke thënë se ai mund edhe të merrte djalin në fjalë në program dhe jo Alvisën duke ju drejtuar me fjalën “pispiruqe”. Kaq ka mjaftuar që Alvisa ti drejtohet në këtë mënyrë- “kush mendon se je ti” dhe është larguar nga emisioni. Ndërkohë qw djemtë nisën sërisht të revoltoheshin dhe kanë shkuar mbrapa Alvisës. Nuk është hera e parë që shohim situata të tilla në “Përputhen”. Por mbrëmja e djeshme ishte një maratonë ngjarjesh dhe skandalesh.