INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plas

Plas "krushqia" mes Zayn Malik dhe Gigi Hadid

Publikuar më: 13:39 25-04-2016

Ajo sapo bëri 21 vjet dhe e festoi ditëlindjen me personat më të afërt dhe të dashur për të, që janë natyrisht familja e...Zayn!

Ok, ishte e pranishme dhe familja e saj, por këtë e prisnin të gjithë. Ajo që nuk prisnim është se dy familjet po fillojnë të bëjnë prova “krushqie” duke kaluar ditët më të rëndësishme së bashku. Pra, jo vetëm Gigi dhe Zayn janë bërë si të shtëpisë për familjet respektive, por të gjithë janë përfshirë në këtë proces afrimiteti. Ç’është e vërteta nuk habitemi nga Zayn apo Gigi, të cilët pavarësisht se njohën suksesin mbarëbotëror në një moshë fare të re, përsëri qëndrojnë me këmbë në tokë dhe duken shumë familjarë.

Gigi më parë kishte treguar se në ndryshim nga modelet e tjera apo vajzat e spektaklit të cilat romancën e kthejnë në hobi, ajo vetë ishte shoqëruar vetëm me 3 djem gjithsej. Edhe Zayn, në ndryshim nga ish miku i tij zemërthyes Harry Styles, duket imazhi perfekt i “djalit për shtëpi”. Mjafton të përmendësh që në moshën 21 vjeçare ishte i fejuar dhe i ke thënë të gjitha. Me të vërtetë u nda, por duket se ky nuk është rasti i Gigit. Familja e madhe Malik-Hadid kaloi ditën në një plazh në Malibu ku 3 motrat e Zayn dhe motra e supermodeles, Bella Hadid iu bashkuan të gjithë argëtimit. Një familje e madhe e lumtur dhe...seksi në bikini.

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107