Përveç energjisë, nata e mbrëmshme në “Dance With Me” ka qenë e mbushur edhe me tension.
Ai që ndezi debatin ishte Robert Aliaj. Pas performancës së Albit dhe Anaisit, ai kërkoi një oturak.
Aliaj u shpreh troç se arti shqiptar ka degraduar shumë. Madje aq shumë saqë sa herë shikon kërcimet e “Dance With Me”, i duhet një oturak.
Ajo që replikoi me Aliajn pas deklaratës së tij, ishte Linda Rei e cila e thumboi anëtarin e jurisë duke thënë: perosnave të moshuar në fakt ju duhet një oturak.
Roberti u ndje i ofenduar dhe ia ktheu me të njëtën monedhë: “Kur të shikoj ty më duhet ai oturak”, u shpreh Roberti, “Kur shikoj njerëz që operohen si ti, bëhem për oturak.”
Kaq mjaftoi që debati mes tyre të dilte jashtë kontrollit dhe u pa e nevojshme ndërhyrja e Alketës.