INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plas në Kavajë/ Ndryshim portofolesh, opozita protestë para Bashkisë

Plas në Kavajë/ Ndryshim portofolesh, opozita protestë para Bashkisë

Publikuar më: 11:45 30-07-2019

Në Bashkinë e Kavajës sot duhet të hyjë kryebashkiaku i ri socialisti Redi Krali. Po simpatiznatët e opozitës kanë nisur të protestojnë dhe po përplasen me policinë pasi duan të pengojnë marrjen e detyrës nga Krali. Një përplasje u shënua kur Prefektja e Tiranës ka dashur të hyjë në institucion për të takuar ish-kryetarin Sakja dhe për të dhënë dokumentacionin me qëllim lirimin nga ana e tij të zyrës.

Për këtë incident prefektja tha: "E mora në telefon zotin Sakja. Nuk përgjigjet. Ne nuk duam të përplasemi. Jemi në të drejtën ligjore. Unë kam detyrim ligjor që pas mbledhjes së parë të verifikojmë mandatet. Me këtë dokumentacion, janë edhe pesë vendime që u bë aktiviteti, kemi dëshirën më të madhe për të biseduar me kryetarin e bashkisë Sakja dhe për të bërë zëvendësimin e kryetarit të bashkisë. Ky kryetar është në bazë të ligjit, në mos sot, apo nesër ai do të vazhdojë detyrën. Nuk është e rendësishme nëse do hyjë tani në zyrë. Do vazhdohen procedurat ligjore. Unë komunikova me kryetarin e bashkisë. Ai duhet të ishte në krye të detyrës. Ne thjesht do njoftimin zyrtarisht procedurën".
Ndërkohë që Arben Ahmetaj, Elisa Spiropali dhe Redi Krali, po qëndrojnë larg incienteve të mundshme në një kafe.

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496