INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plas në teatër! Leart Vasili ironi të fortë për...

Plas në teatër! Leart Vasili ironi të fortë për...

Publikuar më: 16:39 17-01-2018

Aktori Leart Vasili në një status në FB ka ironizuar një person që duhet të jetë me shumë të ngjarë një nga eprorët e tij. Po s’ka guxuar të thotë emër.
Ja statusi i plotë:
"Po të drejtohem ty, që tashmë na hedh kapellën mbi sy! Teatri nuk është kafeneja e lagjes! Nuk ka lidhje as me kazanin e çorbës së prishur që ti veçanërisht vazhdon ta ofrosh ashtu si të vjen ty për mbarë: “Se hajt mo dur-dur vin t’keqen moma ty!”
Mbështetësit, adhuruesit nuk janë “fanaticsat” dhe as huliganet! Nuk rekrutojmë shoqet tona për të hedhur baltë mbi të tjerët dhe për të ngritur në piedestal punën tonë! Por edhe kur e bën, ki kujdes mos u vetëdemasko duke dalë edhe foto me to! Sepse e vërteta del herët a vonë!
Sigurisht edhe ti je produkt i mentalitetit të bandave, të shantazheve, të truprojeve që në shqipen tënde quhen “badigarda”, të cilët janë të gatshëm të kërcënojnë këdo që prek gjenialitetin tënd analfabetik! Viruset do kalojnë njësoj si edhe ky grip toksik! Ashtu edhe ti do kthehesh në lëpitkën e atyre që u drejton pyetjen: “A më shkon karrikja?”
P.S. Fjala e fundit në rastin tënd është e përbërë!"

leart.png

Article Logic
Execution time: 0.0080001354217529