INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plas sherri keq fare! Dj Blunt i shan rëndë atë dhe Ledrin në video, Gjiko i shkon në shtëpi me “Papuqe Gucci” [VIDEO]

Plas sherri keq fare! Dj Blunt i shan rëndë atë dhe Ledrin në video, Gjiko i shkon në shtëpi me “Papuqe Gucci” [VIDEO]

Publikuar më: 11:52 22-02-2018

Dikur shokë, por sot ka nisur një sherr i rëndë mes reperave të njohur!

Industria e muzikës është shumë e vështirë sidomos ajo e zhanerit HIP HOP. Këtë e kemi vënë re jo vetëm te reperat ndërkombëtare, por edhe ata shqiptarë. Dyshja e njohur e muzikës, Blunt e Real1 kanë bërë shumë bashkëpunime dhe një ndër më të suksesshmet është pikërisht “Nëse m’don ti” me Ledrin, ku dukeshin shumë miq, por siç duket kjo miqësi i përket së shkuarës. Jo vetëm që nuk janë më miq, por edhe kanë nisur të shajnë publikisht.

Nuk e dimë se si i kanë punët, por Blunt ka postuar disa video në seri në Instastory ku ka sharë labelin në të cilin bëjnë pjesë Ledri dhe Gjiko, pikërisht atë “redbox” si dhe vetë 2 reperët.

Duke shpjeguar se për kë ishin diss-et në këngën e tij të fundit, Blunt thotë se ato ishin për Ledri Vulën, të cilin e quan “kurvë” dhe një sërë epitetesh të tjera eksplicite.

Sipas Blunt, gjithçka ka nisur kur ai dhe Real 1 kanë qenë gati duke publikuar këngën “Nëse m’don ti”. Ai shpjegon se pak para publikimit, Vula u ka kërkuar atyre që të bëjë remix-in e këngës. “Unë dhe Real 1 vendosëm të ndalnim publikimin e këngës që të fusnim Ledrin, sepse e kemi respektuar si koleg dhe si shok, por ai është një kurvë!”-shprehet DJ-i i famshëm. Ai tregon se Ledri është zhdukur dhe nuk ka treguar respekt ndaj tyre dhe e ka akuzuar më tej reperin se kur ka qenë me ta, ka sharë të gjithë miqtë tij të tanishëm, si Lumi B.

“Ti deri dje ke punuar në Tetovë ku shisje sanduiçë me proshutë. Je kthyer në Prishtinë ku shërbeje kafe dhe çaj dhe ke punuar si dentist. Jo se kam ndonjë gjë kundër profesionit të kamarierit apo kuzhinierit, respekt pamasë. Por ti je fals, se pas një viti del ti me Lamborghini dhe këndon: ‘Shtrenjt, shtrenjt, shtrenjt...’Je një kurvë false!’-ka vijuar më tej Blunt duke thënë se dhe jetën e flokët Gjiko i ka me qira.

Por kjo nuk është mbyllur me kaq sepse Gjikos nuk i ka ardhur aspak mirë për këto deklarata nga Blunt. Menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi, ka publikuar 2 video në Instastory ku shihet Gjiko me papuqe Guçi në dorë dhe Fatoni shkruan se ka shkuar për të rrahur Bluntin. Në një video tjetër ai tregon se Blunti jo vetëm që s’i ka hapur derën e shtëpisë, por nuk i është përgjigjur as telefonatës.

Nuk e dimë si do shkojë ky sherr!

Article Logic
Execution time: 0.0037901401519775