Tre persona janë përfshirë në një sherr masiv në qytetin e Durrësit pasi janë konfliktuar fizikisht, duke qëlluar me grushte njëri-tjetrin. Policia e Durrësit njofton se shtetasit Th.K., M.K., dhe L.K., 52, 50 e 61 vjeç, banues në Durrës, kanë goditur me grusht njëri- tjetrin.
Për pasojë ata kanë mbetur të plagosur lehtë dhe të lënduar, ndërkohë që policia ka nisur procedim penal ditën e mërkurë për këta 3 shtetas, të akuzuar për veprat penale të parashikuara në nenet 89 e 90 të Kodit Penal.