Një ditë përpara ndeshjes së shumëpritur për titullin kampion në peshat e lehta të UFC, McGregor vetëm sa i ka “nxehur” gjërat akoma dhe më shumë.
Tek po bënin përballjen e tyre të fundit, përballë publikut, secili atlet mati peshën e tij dhe më pas i'u drejtuan drejt njëri-tjetrit për atë që quhet poza finale.
McGregor u nervozua disi duke i ulur krahët Khabib dhe më pas duke lëshuar një shkelm drejt tij, gjë e cila shkatoi ndërhyrjen e bodyguard-ëve për të ndaluar zënkën e mëtejshme.
Më pas, të dy iu drejtuan publikut, ku dukej qartësisht se McGregor kishte mbështetjen më të madhe.