Situata është acaruar mes Ermal Mamaqit dhe moderatorit shqiptar.
Mollë sherri ka qenë shprehja e vjedhur që Mamaqi ka përdorur në puntatën e fundit të emisionit të tij. “A e bën çiçin në dush?”, ka qenë njëra nga pyetjet që Mamaqi i bëri të ftuarit të natës, Albi Nakos. Reagim i menjëhershëm ka qenë nga ana e Kelvi Kadillit i cili deri tani mbante ekskluzivitetin e kësaj shprehjeje. Moderatori i “Pop culture” ka postuar në Instagramin e tij pjesën e videos ku është përmendur pyetja dhe ka shkruar: “Kopjimi është niveli më i lartë i adhurimitt’. Ndërkohë menjëherë më pas Ermali është pyetur nga blitz.al në lidhje me këtë dhe është treguar indiferent duke thënë thjeshtë: Kush është ky? Varja”.