Mbrëmjen e kaluar reperja e njohur Rina ishte e ftuar në ‘Shiko kush luan’ krah shumë të personazheve të tjerë të njohur.
Ajo u bë pjesë e lojës ku përgjigjet e pyetjeve jepen duke gjuajtur me bojëra disa foto këngëtarësh. Kur u pyet për personat që mendon se duhen sharë, ajo përmendi edhe Baby Gee, një tjetër repere e njohur.
Deklarata e saj nuk kaloi pa zhurmë, ndërsa vetë reperja nuk nguroi t’i japë një përgjigje për kolegen e saj.
Me anë të një video të publikuar në ‘Instagram’ ajo jep një mesazh të qartë për Rinën dhe krahas saj shkruan: “Si mund të jesh edhe fanse edhe të kesh inat? Më vjen keq që e ke ulur aq poshtë ‘On Records’ asgjë më tepër! Është e gjitha dashuri nga ana ime dhe fakte. Mi sill xhinset e mia”.
Baby Gee ka publikuar edhe foto me mesazhet që Rina i ka dërguar dikur. Marrëdhëniet mes repereve vetëm përkeqësohen. Nuk dihet ende kur ka nisur konflikti mes tyre, por nuk duket se do marrë fund.