Legjenda e boksit Floyd Mayweather dhe reperi 50 Cent, kanë apatur përgjatë viteve një mardhënie intensive mund të themi.
Debatet e tyre të shumta nuk i kanë mbajtur aspak për vete duke i bërë ato shpesh herë publike për të gjithë ndjekësit e tyre.
Dhe kësaj here ata i janë drejtuar rrjeteve sociale për t’i nxjerrë të palarat njëri-tjetrit.
Në postimin e tij në Instagram Floyd ka postuar një foto të 50 Cent e më pas ka shkruar se reperi nuk është gjë tjetër veçse një spiun, xheloz dhe pa para.
Reperi ndërkohë i është përgjigjur duke i rikujtuar boksierit 11 rastet e dhunës në familje për të cilat ai është përballur dhe me ligjin.
Duke marrë parasysh historikun e zënkave mes këtyre të dyve, armiqësia duket se do të vazhdojë për një kohë të gjatë.